Lajme

Ngjarjet kriminale në vend/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledi Nano

08/31/2022 10:16
nga:Genita C

Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Policia e Shtetit do të drejtohet përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë Tonin Vocaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano”.

“Nuk realizoi objektivat”, tha ministri Çuçi.