Sporti

Fiorentina merr vendim përfundimtar për Nedim Bajramin

08/30/2022 18:34
nga:Mergim Rreci

Nedim Bajrami me shumë mundësi nuk do të transferohet te Fiorentina dhe shkak për këtë është moduli i trajnerit Vincenzo Italiano.

Klubi Vjollcë i ka ndalur për momentin tratativat për mesfushorin e kombëtares shqiptare, pasi mendojnë se Bajrami nuk përshtatet me modulin 4-3-3.

Në këto kushte Fiorentina i jep një asist Sassuolos, që interesohet gjithashtu për mesfushorin e Empolit dhe kombëtares kuqezi.