Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar personin e pestë në cilësinë e të dyshuarit si i përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Policia ka thënë se ai momentalish është duke u intervistuar në stacionin policor.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Dhunimi i 11 vjeçares, gjykata merr vendim për dy të miturit


