Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Kurti kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, raporton GazetaBlic.
Osmani ka bërë thirrje që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera dhe të tregojë vendnodhjen e viktimave, që nuk dihet akoma se ku janë.
“Sot përkujtojmë ndër krimet gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë sepse edhe vetë krimet që i kanë bëra ata duke i mbajtur të zhdukur 1 mijë e 600 persona.Mendësia e njëjtë që ka mbizotëruar edhe gjatë luftërave që janë kryer në ish-Jugosllavi.Bëjmë thirrje që bashkë me komunitetin ndërkombëtar që të rrisim angazhimin që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e më të dashurve tanë, për të cilët nuk dihet akoma se ku janë.Në dialogun me Serbinë është prioritet çështja e të zhdukurve me dhunë dhe institucionet po bëjnë të pamundurën që përmes këtij procesi Serbia të jap të gjitha të dhënat që çojnë drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”,tha Osmani.


