Lajme

Zelensky, rusëve: Shkoni në shtëpi, nëse doni të mbijetoni

08/30/2022 10:13
nga:Q R

Nëse duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë, pohoi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm mbrëmë.

Kufiri midis dy vendeve nuk ka ndryshuar, thotë ai, duke shtuar se “pushtuesit e dinë mirë” dhe Ukraina do t’i dëbojë ata nga vendi, shkruan BBC.

“Ukraina po i kthen territoret”, i tha Zelensky popullit ukrainas.

“Dhe do të kthejë rajonin e Kharkiv, rajonin Luhansk, rajonin e Donetsk, rajonin Zaporizhzhia, rajonin Kherson, Krimenë, patjetër të gjithë zonën tonë ujore të Detit të Zi dhe Detit Azov – nga ishulli Zmiinyi në ngushticën Kerç. Kjo do të ndodhë. Kjo është e jona. Dhe ashtu siç e kupton shoqëria jonë, dua ta kuptojnë edhe pushtuesit. Nuk do të ketë vend për ta në tokën ukrainase.”

Ai tha se lufta filloi në 2014 me pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe përpjekjen për të kapur Donbasin dhe “duhet të përfundojë pikërisht atje”, me ato zona të çliruara.