Sporti

Edhe në Itali kanë probleme, ndalet rryma gjatë ndeshjes, tifozët: “President paguaj faturat”

08/30/2022 10:12
nga:L J

Dje gjatë ndeshjes së xhiros së 3-të të Serisë B ndërmjet Como dhe Brescia në stadiumin Giuseppe Sinigaglia në qytetin e Como (Itali) u ndal rryma.

Stadiumi ishte në errësirë të plotë, pasi nuk kishte energji elektrike në të gjithë zonën përreth stadiumit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja vazhdoi pas tetë minutash. Gjyqtari i shtoi 11 minuta pjesës së parë. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Brescias. Golin e vetëm e ka shënuar mesfushori italian Massimo Bertagnoli.

“President paguaj dritat”, ishte kori që këndohej në stadium.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje luajti edhe Fabgregas për Comon, teksa në stadium prezent ishte edhe Henry.

/GazetaBlic Sport