Pas transferimit të mbrojtësit, Lisandro Martinez nga ish-klubi i tij, Erik ten Hag vazhdon të bëjë merkato tek Ajaxi, kështu që lojtari i ri i Manchester United së shpejti duhet të bëhet Antony 22-vjeçar.
Braziliani transferohet tek Manchester United për 97 milionë euro dhe me një shumë të tillë ka shumë presion mbi supet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
- Por, kush është Antony?
Ai ka lindur në Osaka, në vendlindjen e portierit të Manchester City, Ederson, si dhe sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo. Ai u rrit në favela Jardim Veloso dhe në moshën 18-vjeçare, cilësitë e tij u vunë re në Copa Sao Paulo de Futebol Junior, një turne për të rinjtë ku yje të tjerë si Neymar, Gabriel Jesus dhe Vinicius kishte shkëlqyer dikur.
Antony është një sulmues modern dhe kritikat më të mëdha i drejtoheshin për mungesën e efikasitetit të tij. Si një anësor klasik brazilian, pikat e tij të forta janë shpejtësia dhe driblimi. Ten Hag e solli në Ajax në vitin 2020 nga Sao Paulo për 16 milionë euro dhe në 82 paraqitje ai shënoi 24 gola me 22 asistime.
“Për të, qielli i vetëm është kufiri,” tha Andre Jardine, një nga ish-trajneret e tij.
Ai debutoi me kombëtaren braziliane në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka bërë nëntë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.
/GazetaBlic Sport


