Lajme

Ku dhe në çfarë ore Albin Kurti i ftoj liderët e opozitës?

08/29/2022 12:07
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tashmë zyrtarisht ka ftuar liderët e tri partive opozitare për një takim e ku temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka kuptuar nga burimet e saja se në ftesat që Kurti i ka nisur në Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet se takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Në ora 15:00, nesër e martë në zyrën e kryeministrit të Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës.

Redaksia që nga mëngjesi ka tentuar të marrë një përgjigje nga PDK LDK dhe AAK në rast se do t`i përgjigjen kësaj ftesë të Kurtit, por që asnjëra nga partitë në opozitare nuk ka pasur përgjigje për këtë.

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti i fton për takim nesër Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn