Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica ka pranuar se goli i tij ndaj Shkupit në “Play Off” të kualifikimeve për grupet e Conference League ishte më i rëndësishmi në karrierë.
Korenica ishte protagonist kryesor në ndeshjet ndaj Shkupit, ku në dy ballafaqimet realizoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën nga Suhareka që të sigurojë grupet e Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po goli ndaj Shkupit ishte më i rëndësishmi në karrierë, shpresojë që të shënojë edhe në grupe”, tha Korenica në emisionin Kampionët.
Kujtojmë se skuadra e Ballkanit do të luajë në grupin G ndaj Slavia Praha, Cluj dhe Sivasspor.
/GazetaBlic Sport


