Sporti

Prishtina shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Llapit – Drita luan pa gola me Ferizajn në pjesën e parë

08/28/2022 17:47
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Llapi – Prishtina dhe Ferizaj – Drita janë dy takimet që po zhvillohen nga ora 17:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e derbit mes Llapit dhe Prishtinës u takoi këtyre të fundit, pasi shkuan në pushim me epërsi minimale me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë pjesë lojë e shënoi, Kreshnik Uka, i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14’të të takimit.

Në anën tjetër dueli mes Ferizajt dhe Dritës nuk prodhoi gola gjatë 45 minutave të parë.

/GazetaBlic Sport/