Sporti

Torino me startin më të mirë në 50 vitet e fundit, Juric: Duhej të shënonim më shumë

08/28/2022 12:25
nga:L J

Torino, me trajnerin kroat Ivan Juric, ka arritur një nga fillimet më të mira të sezonit në histori.

Pas tre xhirove, Torino ka shtatë pikë. Torino luajti 0:0 në shtëpi me Lazion, por fitoi në Monza dhe Cremonese dhe kështu për herë të parë që nga sezoni 1976/77 fitoi dy ndeshjet e para jashtë fushe, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi krijuar shumë raste dhe shënuam dy gola, e vetmja gjë për të cilën mund të ankohem është se mund të kishim shënuar më shumë. Jam i kënaqur sepse luajtëm kundër një kundërshtari të vështirë, i cili luajti mirë në dy xhirot e para pavarësisht humbjeve. Ndeshja ishte ndryshe nga ajo me Lazion, ne ishim më të mirë dhe luajtëm ndryshe”, tha Juric pas fitores ndaj Cremonese.