Sporti

Arteta ka vetëm fjalë të mira për lojtarët e tij: Jemi rritur si ekip, tifozët po na ndihmojë

08/28/2022 09:06
nga:L J

Mikel Arteta beson se Arsenali është “rritur” dhe “pjekur” pasi skuadra e tij fitoi me përmbysje ndaj Fulhamit – duke zgjatur fillimin e tyre të përsosur të sezonit.

Arsenal fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Fulhamit, për të shkuar në kuotën e 12 pikëve pas 4 ndeshjeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Në sezonin e fundit të Premierligës, Arsenali fitoi vetëm njëherë me përmbysje, por “Topçinjtë” treguan gjakftohtësi ndaj Fulhamit, duke fituar edhe lëvdatat e Artetas.

“Ne jemi rritur, kemi më shumë alternativa, mendoj se jemi pjekur gjithashtu”, tha shefi i Arsenalit.

“Të luash para këtyre tifozëve të ndihmon, sepse ata po të shtyjnë dhe më pas ka të bëjë me besimin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport