Lajme

Një person rrahet në vendin e tij të punës në Prizren

08/27/2022 14:50
nga:Astrit Gashi

Një person ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:05, “Ismail Kryeziu”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta.“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.