Lajme

2254 raste aktive me coronavirus në Kosovë

08/27/2022 07:58
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2254.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërkaq janë shëruar 483 persona.

Të vaksinuar brenda kësaj periudhe raportuese janë 45, ndërsa në total deri tani janë administruar 1.835.455.