Një episod i pazakontë është regjistruar në kamerat e sigurisë të policisë së Kordobës, Spanjë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, pas një fjalosje mes prindërve të dy nxënësve jashtë një shkolle. Disa orë më vonë njëri prej tyre ka shkuar në shtëpinë e tjetrit dhe e ka qëlluar me armë në këmbë. Ai shoqërohej nga një burrë tjetër.
Sulmuesi 36-vjeçar, me histori të krimeve të ndryshme, është arratisur me një Peugeot 307 ngjyrë gri.
Policia ka kryer një operacion dhe një veturë patrulle ka gjetur mjetin pranë lagjes Autodromo. Megjithatë, brenda automjetit ishte vetëm një burrë, pasi i dyshuari tjetër tashmë kishte dalë.
Kamerat e sigurisë kapën saktësisht momentin kur sulmuesi gjeti një mënyrë për t’i ikur drejtësisë duke e hutuar një veturë patrullimi.
ërpara se të shfaqej policia, ai u hodh nga vetura në lëvizje dhe i vendosi krahun një personi të panjohur që po ecte, transmeton Telegrafi.
Trupat ndoqën veturën, kështu që sulmuesi u largua shpejt prej burrit dhe filloi të ikte. Për të mos u vënë re, ai hoqi qafe xhaketën e kuqe, e cila u gjet më pas nga policia.
Në fund të regjistrimit tregohet se si një bashkëpunëtor i dyshuar i të arratisurit arrestohet mes rrugëve Fermin Martín dhe Oscar Cabalen.
Që nga mbrëmja e së enjtes, burri është ende i lirë. I plagosuri me armë zjarri është dashur të transferohet në spitalin e urgjencës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.