Sporti

Ish kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha: Kjo është arritje madhështore, merita i takon futbollistëve

08/26/2022 10:06
nga:L J

Visar Berisha, ish kapiteni i Ballkanit dhe mbrojtësi i njohur kosovar është shprehur mjaft i lumtur me kualifikimin historik të ekipit suharekas në grupet e Conference League.

Berisha ishte pjesë e Ballkanit për 5 vite – ku luajti në Ligën e Parë dhe ishte pjesë e revulocionit të klubit, me ç’rast edhe arritën sukese të mëdha.

35 vjeçari nga Suhareka ka thënë se arritja e Ballkanit në grupet e Conference League është diçka madhështore.

“Është diçka madhështore që ka arritur deri këtu skuadra e Ballkanit. Kjo është meritë e futbollistëve të cilët e dhanë maksimumin nga vetja për të ardhur deri këtu, shpresojë qe edhe në grupe të kenë fat e suksese”, tha Visar Berisha për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Ballkani shkruajti historinë duke u kualifikuar në grupe pas fitores ndaj Shkupit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

/GazetaBlic Sport