Sporti

“Humbje që dhemb thellë në shpirt, shpresa jonë nuk vdes kurrë” – reagon kryetari i “Shvecerave” pas eliminimit nga Ballkani

08/25/2022 23:45
nga:E K

Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.

Shkupi përfundoi “ëndrrën” për kualifikim në garat evropiane pas kësaj humbje në Prishtinë.

Kryetari i tifo-grupit “Shvecerat”, Jusuf Ramadani, ka reaguar duke shkruar se kjo humbje është shumë e rëndë për tifozët, megjithatë ai shprehet optimist që këtë dhimbje skuadra e Shkupit do ta kthejë në forcë.

/GazetaBlic Sport/