Sporti

LIVE/ Kalojnë 25 minuta në “Fadil Vokrri” – karton i kuq dhe shumë raste shënimi, ky është rezultati

08/25/2022 20:26
nga:E K

Kanë kaluar 25 minuta në ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit.

Ndeshja ka nisur furishëm në “Fadil Vokrri”, pasi Shkupi ka mbetur me 10 lojtarë pas vetëm 2 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndërhyrjes në Albion Rrahmanin, mbrojtësi i Shkupit, Abdulla është larguar me karton direkt të kuq.

Ballkani mori iniciativën dhe pati raste të mira shënimi pas harkimeve nga ana e djathtë nga Thaçi.

Rezultati megjithatë nuk ka ndryshuar dhe është 0-0.

/GazetaBlic Sport/