Sporti

Pak orë larg sfidës historike, kundërshtari i Markut del xhiro rrugëve të Tiranës

08/25/2022 14:49
nga:L J

Pak orë na ndajnë nga përballja historike që Marku do ketë me Miguel Parra Ramirez. Ky i fundit duket të jetë mjaft modest, pasi është fotografuar gjatë ditës së sotme duke bërë xhiro në rrugët e Tiranës.

Meksikani ka vetëm dy humbje në karrierën e tij dhe ka kundër Markun, që nuk njeh disfatë. Eventi fillon në orën 16:00, ku janë programuar 10 sfida të tjera përpara ndeshjes kryesore.

Kujtojmë se në “Air Albania” dy rivalët do luftojnë për titullin WBC Silver Interim. Në rast fitore, Marku do e ketë titullin e dytë të karrierës së tij në boks.