Lajme

Lajçak: Ka disa opsione për çështjen e reciprocitetit

08/25/2022 11:56
nga:G B

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ka disa opsione në tavolinë sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targa dhe dokumente.

I pyetur se a janë ato opsione të mira, ai është shprehur se “Do ta shohim së shpejti”.

Përveç Lajçakut, në këtë takim të pranishëm ishin edhe me emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Bëhet e ditur se ky takim ka zgjatur rreth dy orë.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Krejt këto takime vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me letërnjoftime me Serbinë.