Lajme

Qytetarët e Prishtinës ankohen – përballen me qentë endacakë çdo mëngjes

08/25/2022 08:47
nga:G B

Qentë endacakë po pushtojnë rrugët duke ngjallur shqetësime te qytetarët.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një qytetar ka publikuar fotografi ku shihen një numër i qenve “te xhamia e Llapit”.

Në një situatë të tillë përballen një numër i madh i lagjeve të kryeqytetit.

Është kërkuar vazhdimisht nga Komuna e Prishtinës që ta bëjë një zgjidhje.