Kryetari i tifozerisë Shvercerat, Jusuf Ramadani ka theksuar se gjithçka është gati nga ana e tyre që të dhurojnë spektakël nesër në stadium “Fadil Vokrri”.
Ballkani dhe Shkupi do të përballen nesër nga ora 20:00 në kuadër të ndeshjes së dytë që vlen për kualifikimin në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ramadani thotë se Shvercerat po udhëtojnë fuqishëm drej Prishtinës – teksa shpreson në fitoren e ekipit të tyre.
Ja postimi i tij:
“Gjithçka është gati!
Shvercerat Shkup, po udhëtojnë fuqishëm drejt Prishtinës, gjithmonë duke shpresuar që skuadra jonë do ta japë maksimumin dhe do t’i gëzojë këta tifozë që i lanë familjet dhe punët e veta për t’a përkrahur Shkupin për këto 90 minuta.
Një gjë është e sigurtë, që Shvercerat Shkup nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ushtojnë.
Shkolla e vjetër po vjen”, ka shkruar Jusuf Ramadani.
/GazetaBlic Sport


