Sporti

FC Ballkani po zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shkupin

08/24/2022 19:01
nga:L J

Skuadra e Ballkanit po zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme historike ndaj Shkupit.

Ekipi i Ballkanit po zhvillon seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, aty ku edhe do luhet takimi nesër, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes Shkupit dhe Ballkanit luhet nesër nga ora 20:00. Ballafaqimi i parë përfundoi me fitoren e ekipit kosovar 1:2.

Kujtojmë se fituesi me rezultat të përgjithshëm pas dy dueleve do të luajë në grupet e Conference League.

/GazetaBlic Sport