Thomas Meunier mund të largohet nga Borussia Dortmund.
Siç raporton Bild, mbrojtësi i krahut kishte disa mosmarrëveshje me trajnerin Edin Terzic. Për belgun ka interesim nga klubi i Barcelonës.
Vlerësimi i bërë nga klubi gjerman është 15 milionë, shifër që katalanasit do të donin ta ulnin duke përfshirë Sergino Destin si këmbim.
Ditët e fundit drejtori sportiv Sebastian Kehl kishte deklaruar se ende nuk kishte asnjë ofertë për Meunier, por nga tani deri më 1 shtator situata po evoluon.
/GazetaBlic Sport


