Ka filluar takimi i emisarëve specialë amerikan e evropianë për Ballkanin perëndimor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja, janë në takim me deyr të mbyllura me presidenten Osmani.
Në këtë takim, i pranishëm është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Mediat janë lejuar vetëm të bëjnë vetëm disa minuta xhirime dhe të dalin jashtë.
Përndryshe, Lajçak e Escobar, kaluan këmbë nga hoteli dhe nëpër sheshin e Prishtinës, shkuan në presidencë.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë deklarim për media, por më vonë pritet të lëshohet ndonjë komunikatë për media.
Pas takimit me Osmanin, Lajçak e Escobar do të takohen me kryeministrin Albin Kurti e më pas me drejtuesit e partive opozitare, PDK, LDK e AAK.
Kurse në orët e mbrëmjes, pritet që ata në Mitrovicë të takojnë edhe përfaqësues të Listës Serbe.


