Lajme

Miratohet marrëveshja e bashkëpunimit prej 35 milionë euro me Luksemburgun

08/24/2022 12:57
nga:Astrit Gashi

Qeveria e Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim në mes Kosovës e Luksemburgut.

Marrëveshja që është nënshkruar në korrik përcakton sektorët e bashkëpunimit dhe shumat e financimit, që sipas kryeministrit Kurti, mbërrin deri në 35 milionë euro.

Ndërsa në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore e cila do ta rregullojë mënyrën e zbatimit të projekteve me të cilat Luksemburgu do ta mbështes Kosovës.