Lajme

Presidentja Osmani sot takohet me Escobarin dhe Lajçakun

08/24/2022 08:17
nga:G B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Escobar dhe Lajçak do të shkojnë në zyrën e Osmanit në ora 14:00.

Njoftimi i plotë:

Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mirëpresim ekipet tuaja!