Lajme

Ndërroi jetë pjesëtari i FSK-së

08/23/2022 10:21
nga:Genita C

Familja Bujupi nga Arllati i Drenasit ka humbur anëtarin e saj, Bledarin.

Ai vdiq papritmas mëngjesin e sotëm.

Lajmin e për vdekjen e të riut, e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim te thellë, njoftojmë se papritmas ka ndërruar jetë nipi im i dashur Bledar Avni Bujupi. Per ceremonin e varrimit ju njoftojmë më kohë”, ka njoftuar biznesmeni i njohur Besim Bujupi.

Kujtojmë se i ndjeri ishte pjesë e FSK-së.