Nën kërcënimin e sulmeve ruse në një luftë që ndaloi të gjithë futbollin, një sezon i ri i ligës fillon sot në Kiev me synimin për të rikthyer njëfarë ndjesie normaliteti në Ukrainë.
Stadiumi Olimpik do të jetë vendi mikpritës i xhiros hapëse kur Shakhtar Donetsk do të takohet me Metalist 1925 nga Kharkiv – përcjell GazetaBlic Sport.
Asnjë tifoz nuk do të lejohet në stadiume dhe lojtarët duhet të futen në ‘bunkera’ nëse bien sirenat e sulmit ajror.
“Ne kemi rregulla në rast alarmi dhe ne duhet të shkojmë direkt në bunkerë,” tha kapiteni i Shakhtar, Taras Stepanenko të hënën në një intervistë telefonike me AP.
“Por unë mendoj se skuadrat, lojtarët do të jenë krenarë për këtë ngjarje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


