Marco Reus pranon se preferon të shikojë Premier League ose La Liga sesa ligën e tij.
Sulmuesi 33-vjeçar, i cili ka bërë mbi 300 paraqitje në Bundesligë për klubin e fëmijërisë Borussia Dortmund, e njeh ligën gjermane më shumë se shumica.
Në vitet e shkuara, Reus ka refuzuar shuma të mëdha parash për të qëndruar me ‘BVB’ në Bundesligë.
“Sinqerisht, unë preferoj të shikoj Premier League ose La Liga”, tha ai.
“Unë di pak për Premier League. Është një lojë e veçantë kur City luan me United. Unë e njoh Bundesligën. Klubet kanë më pak para se klubet në Angli, kështu që është e vështirë për të marrë lojtarët më të mirë”, përfundoi Reus.
/GazetaBlic Sport


