Sporti

Barcelona merr fitoren e parë në sezonin e ri në La Liga, mposht Sociedadin – shkëlqejnë Ansu Fati dhe Lewandowski

08/21/2022 23:52
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka marrë fitoren e parë në sezonin e ri në La Liga.

Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin me rezultatin e thellë 1-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski ka shënuar golin e parë në këtë duel pas vetëm 48 sekondave lojë, megjithatë goli i barazimit erdhi në minutën e 6’të erdhi nga Aleksander Isak.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë inkuadrimi i Ansu Fatit në minutën e 64’të ndryshoi gjithçka.

Dembele realizoi pas 66 minutave lojë, kurse Lewandowski pas 68 minutave.

Në minutën e 79’të, pas dy asistimeve, Fati realizoi golin e katërt dhe vulosi fitoren e Barçës.

/GazetaBlic Sport