Sporti

Uzuni çmend komentatorin spanjoll me supergolin e tij: “Çfarë goli, çfarë goli”

08/21/2022 10:54
nga:E K

Myrto Uzuni shënoi golin e parë në LaLiga 2 me fanellën e Granada, në fitoren 2-0 kundër Racing Santander.

Beratasi realizoi në minutën e parë shtesë golin që hipotekoi fitoren e skuadrës së tij.

Ai bëri çfarë deshi në zonë dhe e çoi topin në rrjetë, ndërkohë që edhe komentatori u mahnit nga goli i sulmuesit të kombëtares.