Lajme

Sulmuan dy ushtarët e uzinës së armëve në Gramsh me spray paralizues, publikohen fotot e dy rusëve

08/21/2022 09:28
nga:G B

Vajza që shihni në foto është 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua dje në lidhje me sulmin ndaj 2 ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb foton e 33-vjeçares, e cila ishte bashkë me dy persona të tjerë, deklaroi se ishte blogere.

Po ashtu, BalkanWeb ka siguruar foton e Mikhail Zorin, i cili shfaqet në rrjetet sociale me foto Shqipëria, madje edhe nga uzina të ndryshme.

Ndërkohë, Çelmeta raporton për BW se 25-vjeçari ukrainas shtetasi me iniciale F.A i cili u arrestua dje bashkë me dy shokët e tij ka vizituar edhe më parë vendin tonë, pasi ka postuar foto në rrjete sociale.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri