Tyson Fury paralajmëroi pensionimin e tij vetëm pak ditë më parë.
Megjithatë, Fury duket se e ka ndërruar mendjen pas duelit për kampion bote të peshave të rënda mes Joshua dhe Usyk, ku ky I fundit u rikonfirmua si kampion, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një video të publikuar nga “IFL TV”, Gypsy King thotë se është gatshëm ta mposht ukrainasin, Usyk ashtu siç kishte bërë me ukrainasin e fundit që është ndeshur.
“Sapo pashë Joshuan duke humbur nga Usyk, megjithatë Anglia ka një ‘kampion’ përsëri. Nëse dëshironi të dëgjoni sërish brohorimat e tifozëve, atëherë më lejoni të ndeshem me Usyk. Forca më dërgoni atje. Do ta mposht këtë ‘pluhur’ ukrainas, ashtu siç bëra me ukrainasin e fundit që u ndesha. Por kjo nuk do jetë e lirë, do jetë vërtetë e shtrenjt, sepse nëse e doni më të mirin, duhet të paguani. Bëni gati çekun”, tha Gypsy King.
? @Tyson_Fury confirms he’s willing to come out of retirement to take on Oleksandr Usyk!
Who wins that and now? #TysonFury #OleksandrUsyk #GypsyKing #Usyk #UsykJoshua2 pic.twitter.com/wmYyt9xHhf
— IFL TV (@IFLTV) August 21, 2022
/GazetaBlic Sport/


