Skuadra e Erzenit ka triumfuar sot ndaj Vllaznisë me rezultatin minimal 1:0, për të arkëtuar tre pikë mjaft të vleshme në xhiron e parë të Superiores.
Në këtë duel, tek ekipi i Erzenit u aktivizua edhe futbollisti kosovar, Adnard Mehmeti – i cili luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke qenë edhe një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Mehmeti, 21 vjeçar i cili luan në pozicionin e mesfushorit qendror – zhvilloi paraqitje mbresëlënëse ndaj pretendentes për titull, Vllaznisë.
Kjo ishte sfida e tij e parë në kampionatin shqiptar, padyshim debutim për t’u mbajtur në mend shkak i paraqitjes fantastike.
Kujtojmë se Mehmeti ishte pjesë e Vushtrrisë sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport


