Sporti

PSG ka gati 70 milionë euro për yllin e Manchester Cityt

08/18/2022 12:20
nga:L J

Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva, mund të largohet nga Etihad dhe të kalojë në radhët e kampionëve të Francës, nëse klubi anglez pranon ofertën që Paris Saint-Germain po përgatit për të.

Sipas Daily Mail, shuma në fjalë e ofertës është 70 milionë euro.

Silva ka edhe tre vite kontratë me Manchester Cityn, por në Paris janë të sigurt se kjo mund të ndryshohet me një ofertë që do t’i kënaqte drejtuesit e klubit anglez.

Silva u përmend gjithashtu si një zgjidhje e mundshme për problemet e mesfushës së Barcelonës.

/GazetaBlic Sport