Sporti

Jesus: Jam i lumtur, po buzëqesh përsëri duke luajtur futboll

08/18/2022 08:36
nga:L J

Sulmuesi i Arsenalit dhe Brazilit, Gabriel Jesus tha për ESPN se ai po buzëqesh përsëri teksa po luan futboll.

Jesus u transferua në Emirates këtë verë nga Manchester City për shumën prej 52.2 milionë eurosh dhe në dy ndeshje në Premier League shënoi dy gola dhe bëri dy asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në fund përfundova duke luajtur më shumë në krah si në Manchester City ashtu edhe në kombëtare, dhe pas Kupës së Botës madje mendova se nuk mund të luaja si numër 9. Por kam ndryshuar, kam më shumë besim. Dhe unë jam duke buzëqeshur përsëri duke luajtur futboll”, tha ai për ESPN.

“Në fakt, fakti që mund të luaj në më shumë pozicione është një bekim, por pozicioni im është sulmues qendre. Unë jam aty për të përfunduar shanset, por sigurisht edhe për të ndihmuar ekipin”, përfundoi sulmuesi i Arsenalit.

/GazetaBlic Sport