Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, raporton Gazeta Blic.
Ndonëse nuk kanë treguar për temën e kësaj konference, thuhet se kjo konferencë mbahet nga ora 13:30.
Kjo konferencë e PDK-së vjen para takimit që kryeministri Kurti e zhvillon në Bruksel me presidentin serb, Vuçiq.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për media
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, sot (e mërkurë) në orën 13:30.
Vendi: Selia qendrore e PDK-së
Koha: 13:30
Ju mirëpresim!


