Bruno Fernandes u kritikua ashpër nga ish futbollisti, Gabriel Agbonlahor. Sulmuesi ka thënë opinionin e tij në një intervistë për “Talksport”.
Lojtarët e Manchester United janë përballur me kritika serioze javët e fundit. Pas dy humbjeve, skuadra e Erik ten Hag është aktualisht e fundit në tabelën e Premier League.
Agbonlahor beson se një nga problemet në Old Trafford është qëndrimi i Bruno Fernandes. 35-vjeçari akuzoi portugezin për një qëndrim të papërshtatshëm.
“Bruno është bashkëlojtari më i keq i mundshëm. Sigurisht, ai shënon gola, bën asistime, statistikat e tij janë të mira, por sa herë që humbet topin, ai drejton duart drejt pjesës tjetër të ekipit. Kam luajtur me njerëz si ai. Nëse Paul Pogba do të vepronte kështu, ai do të shkatërrohej në media”, tha Agbonlahor.
“Edhe kur Fernandes humbet topin, ai bën gjeste. Ai mund të kapet në pozicion jashtë loje dhe të fajësojë dikë tjetër. Bruno është një lojtar i tillë”, vazhdoi anglezi.
“Është e lehtë për gazetarët të drejtojnë gishtin tek Ronaldo, Maguire apo Sancho. Tema e Fernandes është lënë jashtë. Dhe nuk e mbaj mend kur ka luajtur një ndeshje të mirë për herë të fundit”, përfundoi Agbonlahor.
/GazetaBlic Sport


