Elon Musk, personi më i pasur në botë, tha të mërkurën se po bënte shaka kur postoi në Twitter se do të blinte klubin anglez të futbollit Manchester United.
“Jo, kjo është një shaka në Twitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv,” postoi Musk kur u pyet nga një përdorues nëse ai ishte serioz për blerjen e klubit.
“Megjithëse, nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Man United,” shtoi ai duke theksuar se “Djajtë e Kuq” ishin ekipi i i preferuar i tij kur ishte fëmijë”
Musk fillimisht shkroi në Twitter: “Po e blej Manchester Unitedin”, pa ofruar asnjë detaj.
Disa tifozë të Manchester United, të pakënaqur nga rënia e klubit të tyre kohët e fundit, i kishin kërkuar më parë Musk-ut në Twitter që të konsideronte blerjen e klubit.
/GazetaBlic Sport


