Lajme

Finlanda do të zvogëlojë numrin e vizave që do të lëshojë për turistët rusë

08/16/2022 13:57
nga:Astrit Gashi

Finlanda do të zvogëlojë numrin e vizave të lëshuara për rusët në 10 për qind të numrit aktual.

Kështu ka thënë ministri i jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, raporto AlJazeera.

Ai tha se ministria e jashtme finlandeze do të shkurtojë numrin e takimeve të disponueshme për aplikimin e vizave nga 1 shtatori, gjë që do të çojë në mënyrë efektive në më pak viza të lëshuara për rusët.