Politikania italiane, Georgia Meloni, po kalon në një valë mbështetjeje që mund ta bëjë atë kryeministren e parë grua në Itali.
Ajo drejton një subjekt politik të ekstremit të djathtë.
Edhe pse partia e saj “Vëllezërit e Italisë” ka rrënjë neofashiste dhe promovon një mesazh të krishterimit, patriotizmit, amësisë dhe vlerave tradicionale familjare, Meloni është përpjekur të largojë shqetësimet për trashëgiminë e saj, duke thënë se votuesit janë lodhur nga diskutime të tilla.
Megjithatë, ka shenja shqetësuese se një trashëgimi e tillë nuk mund të shkundet kaq lehtë.
Simboli i partisë së saj përfshin një imazh të një flake me tre ngjyra, të huazuar nga një parti neofashiste e formuar menjëherë pas përfundimit të luftës, raporton Euronews.
Nëse “Vëllezërit e Italisë” mbizotërojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit dhe 45-vjeçarja Meloni bëhet kryeministër, do të vijë në pushtet në 100 vjetorin kur Benito Musolini, diktatori fashist i Italisë, erdhi në pushtet në tetor të 1922.


