Liverpool është pa fitore pas dy xhirove në kampionatit anglez.
Të hënën në mbrëmje, skuadra e Jurgen Klopp luajti 1:1 në Anfield ndaj Crystal Palace. Pas barazimit me Fulham në xhiron e parë, ky ishte një tjetër dështim për Liverpoolin dhe pas ndeshjes, Klopp nuk e fshehi dot zhgënjimin e tij.
Një gazetar i Sky Sports e pyeti pas ndeshjes se pse e përfshiu në formacion sulmuesin uruguaian Darwin Nunez dhe kjo pyetje e hodhi në befasi trajnerin gjerman.
“Sepse ne nuk kemi një sulmues tjetër. Nuk mund ta besoj që po më pyesni. Darwini e dëshmoi veten javën e kaluar dhe kjo është arsyeja pse ai është në ekipin e parë,” tha Klopp pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


