Anthony Joshua është vetëm disa ditë larg daljes në ring për misionin e tij hakmarrës kundër Oleksandr Usyk.
Britanikut i është dashur të presë 11 muaj për mundësinë për të marrë hakmarrjen e tij pas humbjes me pikë nga ukrainasi në Londër shtatorin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Joshua do të ballafaqohet me Usyk në Arabinë Saudite. Joshua së paku ka ndryshuar ekipin e tij trajnues – pasi po kërkon ndryshime dhe vetëm triumfe.
Kur zhvillohet ballafaqimi?
Ky duel i madh do të zhvillohet me 20 gusht.
Kur fillon?
Anthony Joshua vs Oleksandr Usyk do të fillojë në orën 22:00.
/GazetaBlic Sport


