Mbi 46,000 tifozë të Chelseat kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar Anthony Taylor që të gjykojë ndeshjet e tyre në të ardhmen, pas performancës së tij në ndeshjen kundër Tottenham.
Thomas Tuchel sigurisht që nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e gjyqtarit Taylor në këtë sfidë që u mbyll me barazim 2:2, përcjell GazetaBlic Sport.
Goli i barazimit nga Tottenham erdhi në sekonat e fundit kur Harry Kane shënoi me kokë – por duket qartazi se Cristian Romero ia kishte tërhequr flokët Marc Curucella gjatë aksionit, gjë për të cilë VAR nuk akordoi goditje dënimi.
Tani tifozët e Chelseat kanë filluar një peticion në Change.org për ta ndaluar atë të gjykojë ndeshjet e tyre në të ardhmen.
Në përshkrimin e peticionit thuhej, “Anthony Taylor ka vazhduar të marrë vendime të mëdha kundër Chelseat ndër vite në ndeshje të mëdha. Taylor ka një axhendë kundër Chelseat dhe nuk duhet të lejohet të gjykojë një lojë që përfshin klubin përsëri.”


