Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë nesër në vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij, raporton Gazeta Blic.
Zyra e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se ai do të pritet nga presidentja Osmani me ceremonitë më të larta shtetërore, nesër në ora 10:00.
Ndërsa, pas ceremonisë së pritjes, ata do të zhvillojnë takim dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.
Njoftimi i plotë:
Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.