Sporti

Tuchel: Do të isha i lumtur t’i jepja një tjetër mundësi Lukakut, por ai vendosi ndryshe

08/14/2022 16:13
nga:E K

Thomas Tuchel, në një intervistë të gjatë për “Sky Sports”, shpjegoi se çfarë shkoi keq me Romelu Lukaku, i cili u rikthye te Interi dhe madje shënoi ditën e djeshme në debutimin e Serie A.

“Periudha e tij këtu ishte zhgënjyese, por edhe për veten time për sa i përket performancës. Një pjesë të përgjegjësisë e kam unë, nuk mund t’ia hedh të gjithë fajin Romelut.

Do të isha i lumtur ta provoja edhe një herë por Lukaku vendosi ndryshe, pronari i klubit ia dëgjoi fjalën dhe ne gjetëm zgjidhjen”, është shprehur tekniku gjerman.