Sporti

Barcelona zhgënjeu tifozët me barazim, një start i tillë nuk i ndodhte katalunasve qe 50 vite

08/14/2022 11:50
nga:L J

Barcelona u takua me Rayo Vallecanon në Camp Nou në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit spanjoll dhe luajti 0:0. Klubi ka përjetuar një hapje të tillë të sezonit vetëm gjashtë herë në histori dhe herën e dytë në total kur bëhet fjalë për ndeshjet në shtëpi. Ndeshja e fundit në shtëpi e raundit të parë në të cilën Barcelona barazoi pa gola u luajt në vitin 1968, sipas Opta.

52 vite më parë, Barcelona u ndesh me Real Sociedad në xhiron e parë të kampionatit spanjoll dhe luajti 0:0. Barça e përfundoi atë sezon në vendin e tretë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Barcelona kishte në dispozicion përforcimet e verës në këtë ndeshje, por si Robert Lewandowski ashtu edhe Raphinha mbetën pa gol në paraqitjen e tyre të parë zyrtare për klubin e ri.

/GazetaBlic Sport