Edicioni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës ka filluar sot.
Nga ora 17:00 kanë nisur tre duele: Dukagjini – Prishtina, Gjilani – Ferizaji dhe Trepça ’89 – Drita, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshjet e para të Superligës prodhuan mjaft gola.
Gjilani fitoi me dramë ndaj Ferizajt.
Për Gjilanin shënuan Mevlan Zeka dhe Solomon 2x (33′, 83′ dhe 90′), kurse për Ferizaj Ramush Ramadani dhe Haxhimusa (44′ dhe 49).
Trepça ’89 nuk arriti ta mbajë epërsinë prej 2 golave të pjesës së parë pasi Drita shënoi dy herë në pjesën e dytë.
Për vendasit shënoi Chrisitian Mba (36′ 39′), kurse Drita gjeti golat me anë të Islamit dhe Tahirit (70′ 88′).
Në anën tjetër Ismet Munishi nisi me fitore aventurën e tij me Prishtinën duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2.
Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Endrit Krasniqit që ishte edhe goli i parë i këtij sezoni në ligën elitare të Kosovës.
Pas 13 minutave, Dukagjini realizoi golin e barazimit me anë të Januzit, goli i të cilit i dha epilogun e pjesës së parë këtij takimi.
Në pjesën e dytë Prishtina shënoi me anë të Muhamed Useinit në minutën e 85’të.


