Sporti

Vazhdon spektakli në Premier League, Arsenal, Manchester United dhe City zbresin në fushë

08/13/2022 10:18
nga:Mergim Rreci

Premier League vazhdon me xhiron e dytë.

Disa ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot, me Arsenalin, Manchester Cityn dhe Manchester United që zbresin në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenali e pret Leicesterin në Londër, atje ku kërkon të vazhdojë me fitore, kjo pasi e nisi mirë ndaj Crystal Palace në ndeshjen e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City e pret skuadrën e Bournemouth, kurse Manchester United do të tentojë të kthehet tek rezultatet pozitive, në ndeshjen e sotme ndaj Brentford.